Arbana Osmani është padiskutim një nga figurat më të dashura mediatike për cdo grupmoshë. Me thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon ajo ka ditur si të përcjellë vetëm pozitivitet dhe energji.

Moderatorja njihet po ashtu si një njeri me shumë miqësi e një ndër shoqet më të mira sic të gjithë e dimë tashmë është pikërisht Xhemi Shehu, një tjetër ikonë e televizioneve shqiptare. Pikërisht ditën e sotme ka qenë Arbana e cila ka zgjedhur të ndajë një foto me fansat nga dreka me Xhemin, nga ku duken shumë të lumtura nën shoqërinë e verës.

Komenti mjaft i bukur i Arbanës ka qenë ky. "Pjesa më e bukur e ditës? Dreka me zemrën time",- ka përfunduar ajo. Të dyja mjaft simpatike si gjithnjë dhe kimia mes tyre vihet re menjëherë.




