Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 17:05

Artisti i njohur martohet me partneren 29 vite më të re

Një ceremoni me 80 persona, familjarë e miq të ngushtë të çiftit u zhvillua në një vendpushim luksoz në Utah tre ditë më parë. Dj Tiesto u kurorëzua në martesë me modelen Annika Backes, 29 vite më e vogël se ai. 

Annika dukej shumë elegante me fustanin e bardhë si sirenë ndërsa Tiesto kishte veshur një kostum Tom Ford. 

"Kemi qenë të dashuruar për kaq shumë kohë dhe kemi menduar për këtë dhe më në fund jemi këtu", tha Tiësto për Vogue.

Dj danez postoi edhe foto nga dasma dhe shkruajti: "Dashuria e jetës time 21-09-2019"

"Ishte më e bukur dhe më e veçantë nga sa mund ta imagjinoja. Të shoh të gjitha ata që i dua dhe pastaj të shoh dashurinë e jetës time duke ecur në altar ishte ndjenja më e mirë në botë”, tha artisti 50-vjeçar.