Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 17:05

Këngëtari shqiptar rikthehet në 'Kënga Magjike' pas 11 vitesh

Ka nisur edicioni i 21 i spektaklit "Kënga Magjike", një spektakël që mbledh artistët më të mirë në vend, por edhe ata artistë të rinj të talentuar që kanë mundësinë më të mirë për ta prezantuar veten e për të marrë famë.

Një nga konkurruesit e këtij viti është edhe këngëtari nga Kosova, Korab Shaqiri i cili e zbuloi këtë i ftuar në emisionin "Gjesi".

"Kjo këngë është shkruar kohë më parë, por është një këngë që unë e dua shumë pasi e ka një tekst shumë të veçantë", tha Korabi. 

Këngëtari tregoi gjithashtu se përpos pjesëmarrjes në festival do të sjell edhe dy projekte muzikore.