Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 15:03

Zerka u kap mat me bjondinën, zbulohet identiteti i vajzës misterioze

Ditën e djeshme kudo në media qarkulluan disa foto të këngëtarit Young Zerka në shoqërinë e një vajze bjonde. Ai ishte fotografuar në një pishinë me vajzën e përmendur ndërkohë që bisedonin dhe shijonin pamjen.

Ato ndodheshin ne Jugun e Shqipërisë dhe dukej qartë që po ia kalonin vërtetë bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sidoqoftë raporti mes tyre ende nuk është bërë i ditur.

Burime nga ‘Iconstyle’ kanë zbuluar së fundmi dhe identitetin e vajzës bjonde. Ajo quhet Joana Alimema dhe është modele. Zerka nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me fotot që po qarkullojnë gjithandej por tani që u zbulua dhe emri i vajzës misterioze ndoshta do e kemi dhe një reagim nga ai.