Reperi Fero ditën e djeshme bëri një njoftim tepër të rëndësishëm në profilin e tij të Instagramit. Ai lajmëroi fansat se në muajt e ardhshëm nuk do të mbajë asnjë koncert. Reperi nuk dha ndonjë arsye por premtoi se rikthimi do të jetë legjendar dhe se bashkë me të do të vijë një mysafir surprizë.

Menjëherë pas njoftimit të bërë, Fero ka postuar në Instastoryn e tij një foto në studion e producentit të njohur Lucry. Ky producent qëndron pas këngëve të Azetit dhe të shumë artistëve të huaj. Për të treguar arsyen e kësaj fotoje, reperi ka postuar më pas një video në Instagram në të cilën dëgjohet kënga e tij më e re, me producent Lucryn.

Fero ka lajmëruar se kënga do të publikohet së shpejti dhe fansat e tij mezi po e presin. Kujtojmë që vetëm para pak kohësh ai u largua nga labeli ‘On Records’ pasi i mbaroi kontrata dhe kjo do të jetë kënga e parë si artist i pavarur nga ata.
View this post on InstagramCOMING SOON ???? prod @prodby_lucry ð??¥ð??¥ð??¥ð??¥ð??¥ð??¥ killerr ð?¦ð?¦









