Ermal Mamaqi dhe Julian Deda janë dy ndër personazhet më të pëlqyer për publikun shqiptar, të cilët gjithmonë do bëjnë ndonjë batutë që do të shkaktojë shumë të qeshura. Kështu kanë bërë dhe së fundmi me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, ku filmi i Ermalit ‘I love Tropoja’ i ka bërë së bashku dy aktorët.

Ermali ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, e cila është bërë shkas që shumë njerëz të qeshin në këto ditë të zymta. Në videon në fjalë, ai dhe Juli ndodhen në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Duke qenë se këto ditë ka pasur lëkundje te.rm.ete.sh, Juli ka luajtur rolin e një njeriu të frikësuar i cili ka dalë me mbathje dhe po vrapon në mes të aeroportit, ku ka dhe shumë njerëz.

Në sfond dëgjohet zëri i Ermalit që i thotë: ‘Hajde se le nam në mes të aeroportit’, fjali e cila shoqërohet nga shumë të qeshura. 'Efektet e te.rmet.it"- ka shkruar ai. Kjo video ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga fansat e tyre. Kujtojmë që filmi ‘I love Tropoja’, ku do i shohim të dy aktorët, do të dalë së shpejti dhe pritet të bëjë namin në kinema.








