William Levy është një ndër aktorët më të preferuar për publikun shqiptar, i cili me anë të roleve të shumta në telenovelat meksikane ka ditur t’i fitojë zemrën. Aktori numëron një numër të madh fansash kudo në botë, mes të cilëve edhe shqiptarë. Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instastory, ai ka treguar se vlerësimi është reciprok pasi dhe ai i vlerëson shqiptarët.

Fansat nga Shqipëria i kanë dërguar atij një dhuratë, të cilën William e ka pëlqyer së tepërmi dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij në Instastory. Ato i kanë dhuruar një anije që mban emrin e Shqipërisë, disa mesazhe në letër si dhe stilolapsa.

Aktori i ka falenderuar publikisht për dhuratën duke shkruar: ‘Gjithmonë falenderues për këto detaje.’ E sigurt që gjesti i tij i ka lumturuar shumë shqiptarët që i kanë nisur dhuratën. Epo nuk është aspak keq të bësh dikë të lumtur!








