Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 11:11

E konfirmoi: Elisa Spiropali sërish shtatzënë, ja kur vjen në jetë fëmija i dytë

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nënë e një vajzë 4 vjeçe të quajtur Nalta, u dyshua për një shtatzëni të dytë nga fundi i muajit Gusht kur gjatë një takimi të rëndësishëm barku i saj dukej më i rrumbullakosur se zakonisht. Vetëm së fundmi, Elisa i ka konfirmuar dyshimet duke dhënë lajmin e bukur se është shtatzënë.

Ministrja ishte e ftuar në “Abc News” dhe gazetarja Mirela Milori e ka pyetur nësë është në pritje të ëmbël. “Kjo ishte e papritur në këtë studio, por këto janë punë të Zotit që nuk mund të parashikohen. Është një lajm i mirë për ne patjetër, është shkak për lumturi.”- është përgjigjur Spiropali.

Gazetarja po ashtu e ka pyetur se si po e përjeton këtë shtatzëni të dytë dhe ministrja tha: “Përveç të.rm.et.it që na tronditi pak, të gjitha të tjerat kanë shkuar shumë mirë. Nuk ka probleme. Mua më shtohet energjia dhe dashuria edhe për punën, edhe për vendin duke qenë se po sjell një fëmijë tjetër këtu. Gjithçka shumë mbarë dhe nuk e konsideroj si një lloj pengese, përkundrazi, më ka dhënë shumë energji.” Elisa Spiropali rrëfeu se fëmija i dytë parashikohet të vijë në jetë nga muaji Janar.