Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 09:09

Anwari bëhet bjond, ja si reagoi Dua Lipa kur e pa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është që prej disa muajsh në një lidhje dashurie me Anwar Hadid dhe dyshja shihet kudo e shoqëruar. Lidhja e tyre është në hapa seriozë, me prezantime ndërmjet familjeve dhe me hapin  e madh të bashkëjetesës.

Që nga momenti i lidhjes me Duan, Anwari është bërë shumë i komentuar për  mediat shqiptare. Po ashtu veprimet e tij ngjallin interes në rradhët e publikut. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat publikon vazhdimisht të rejat nga jeta e tij, ndërmjet fotove ose videove.

Anwar njihet për një stil të veçantë dhe së fundmi ka bërë një ndryshim në look-un e tij. Ai është kthyer në bjond dhe ka postuar një foto në profilin e tij të Instagramit. Dua Lipës i pëlqen shumë ky ndryshim i bërë pasi dhe ka lënë një koment të tipit: “Një ëngjëll i vogël në jetën reale!”