Nga Shqipëria / E Martë 24 Shtator 2019, 09:09

‘Prehër më i butë se shiu’, Besi i dedikon Ijes fjalët më të ndjera dhe na preku të gjithëve

Aktori i njohur Bes Kallaku është shumë i lidhur me gjyshen e tij, Ijen. Ajo po ashtu është kthyer në një personazh shumë të njohur për publikun shqiptar dhe është shumë e komentuar. Besi i detyrohet Ijes për gjithçka dhe për këtë i është shumë mirënjohës, ajo është kujdesur për të që foshnjë dhe e ka rritur.

Marrëdhënia mes tyre është aq unike dhe Ija njihet për publikun si ‘Ija e Besit’. Aktori ka postuar vazhdimisht foto me të në profilin e tij të Instagramit me dedikime nga më të bukurat ama ai që ka shkruar mbrëmë po që i ka prekur të gjithë. Me siguri ka bërë që të gjithë njerëzit që kanë parë postimin të mendonin për gjyshen e tyre dhe se sa mirë është kur ke pranë një të tillë.

Besi i ka shprehur dhe njëherë tjetër mirënjohjen dhe dashurinë publikisht. Për këtë ai ka zgjedhur fjalët më të ndjera: “Në prehërin ku lindën ëndrrat, dashuria, natyrshmëria dhe përulsia. Në prehërin që të përkëdhel edhe kur ti nuk je i mbështetur aty, kur të përkëdhel edhe kur je larg sepse vendi yt nuk ta ka siguruar dot të ardhmen. Në prehërin ku fotot e tua ndodh të lagen prej lotëve për largësinë tënde, për dashurinë që ka për ty dhe pafuqinë për të të shpupurisur flokët si fëmijë. Në prehërin ku jastëku të duket gurë e ky prehër më i butë se shiu. Në prehërin ku pas cdo gabimi qortoheshe me dashurinë e zemrës. Në prehërin kur skishin asgjë vetë dhe neve na jepnin gjithçka. Në prehërin ku të urohet fati i një familjeje të bukur e të lumtur. Në prehërin ku sado i rritur të jesh, ti nuk rritesh kurrë.
(Ija ime, gjyshja ime që më rriti e me thot çdo ditë, mos harro të vish te nona)
Një përqafim për nënat dhe gjyshet. Zoti na i rujt sa ti kemi afër.”