Nga Shqipëria / E Hënë 23 Shtator 2019, 23:11

Dasmë sekret: Aktorja e njohur turke martohet me producentin

Aktorja turke e njohur prej rolit të "Isabella Fortuna" në serialin "Shekulli i madhërishëm", është martuar. Melike Ipek Yalova është kurorëzuar mbrëmë në martesë me producentin Altug Gultan. 

Ceremonia e dasmës u mbajt në Izmir dhe ishte shumë private. Çifti kishin ftuar vetëm familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Asnjëri prej tyre nuk postoi foto në rrjete sociale, por ishin të ftuarit ata që zbuluan foto nga dasma e çiftit.

Aktorja bukuroshe dhe producenti janë bashkë prej vitesh.