Nga Shqipëria / E Hënë 23 Shtator 2019, 22:10

'I dashuri im është i martuar dhe ka fëmijë, më ka prezantuar me babin dhe vëllain', Uindi shokohet nga mesazhi i fanses

Së fundmi motra e Encës, Uindi ka marrë një iniciativë dhe ka vendosur të ndihmojë me këshilla të gjithë ata që duan ndihmën e saj për çështje personale. Mesazhet që i kanë ardhur, ku njerëzit qanin 'hallet' me të, Uindi i ka ndarë me shikuesit në Youtube. Mesazhi që i shokoi të gjithë dhe Uindin gjithashtu, ishte ai i dërguar nga një vajzë e cila shkruante se është në një lidhje me një burrë të martuar.

Vajza shkruante se e kishte marrë vesh vetëm pas 1 viti që partneri i saj ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Ai i kishte thënë se nuk e do bashkëshorten. Madje personi në fjalë kishte postuar në rrjete sociale foto me të dashurën dhe e kishte prezantuar me babain dhe vëllain.

"Unë personalisht nuk do merresha kurrë me një burrë të martuar sepse nuk kam qejf të ndaj dikë me të tjerët, çfarë është e imja, është e imja", u shpreh Uindi dhe fanses iu përgjigj: "Mua çfarë nuk më pëlqen është fakti që ky ty nuk ta ka thënë që është i martuar.

Duhet ta kishte thënë që në fillim. Po të isha në vendin tënd normal nuk do më vinte mirë, por nëse do doja shumë që të funksiononte, do flisja me të, do e pyesja çfarë marrëdhënie ka me gruan, a e di ajo që jeni bashkë, sepse mund të jetë rasti kur gruaja dhe burri janë dakort të kenë jetët e tyre individuale, por qëndrojnë bashkë për arsye të jashtme si biznesi, familja tituj, imazhi publik etj. Kërkoji fakte që ai ka folur me të dhe ajo e di për ty".