Modelja shqiptare shumë e komentuar në media, Aurela Hoxha ka marrë pjesë së fundmi në eventin "amfAR", ku mblidhen yje me famë botërore. Aurela dukej si mbretëreshë me një fustan ngjyrë të purpurt, me gura në pjesën e bustit dhe një të çarë anash.

Mirëpo Aurelën e kanë ngatërruar me këngëtaren e njohur ukrainase Svetlana Lobodan. Revista "VanityFair" ka publikuar një foto të modeles shqiptare dhe shkruan: "Svetlana Loboda mori pjesë në amfAR Gala Milano 2019 në Palazzo Mezzanotte në 21 shtator në Milano, Itali.

Si mendoni a ngjasojnë Aurela dhe Svetlana?








