Prej disa ditësh modelja më e komentuar dhe më e ndjekur, Oriola Marashi ndodhet në Barcelonë, ku nuk dihet nëse ka shkuar për pushime apo për çështje profesionale, për ta parë sërish në sfilata të markave botërore siç ishte "Guess".

Përpara se të na e zbulojë këtë, Oriola po poston vazhdimisht foto që kanë tërhequr shumë vëmendjen. Ditën e sotme modelja është shfaqur si një Barbie e veshur e tëra me rozë.

Mirëpo në sy ka rënë fustani qe i nxjerr fushe te pasmet Oriolës. "Pantera rozë", e quan veten modelja teksa ka marrë qindra komplimente nga fansat.

Oriolës i ka komentuar edhe modelja Elena Lika e cila i shkruan: "Nëse ti do ishe kukull, unë do bleja 100 si ty".








