Prej kohësh përflitet se Era Istrefi dhe artisti britanik Julian Perretta janë në një lidhje. Dyshja janë parë shpeshherë bashkë dhe komentet flirtuese mes tyre i kanë shtuar më shumë thashethemet.

Madje këtë verë Era dhe Julian i kaluan pushimet bashkënë Mykonos. Gjatë një mbrëmjeje, Juliani postoi në Instastory një video ku filmonte Erën dhe shkruante: "Mbretëresha ime". Vetëm kaq bëri që të gjithë të mendonin se ai e konfirmoi lidhjen me Erën.

Mirëpo së fundmi këngëtarja e hitit "Bonbon" i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj duke e quajtur Julianin "Shok të ngushtë".

Era ka qenë duke ndjekur një koncert të artistit dhe ka publikuar një video me këtë mbishkrim duke lënë të kuptohet se ata janë thjesht miq.






