Nga Shqipëria / E Hënë 23 Shtator 2019, 16:04

U lodh nga flokët bjonde: Ava Max bën ndryshimin e papritur në pamje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është  Amanda Koci, po bëhët gjithmonë e më e suksesshme. Këngët e saj kanë arritur mijra klikime në Youtube. Ava po ashtu është shumë aktive në rrjete sociale ku numëron mjaft fansa të cilat interesohen për çdo lëvizje të saj.

Këngëtarja njihet për një stil të veçantë i cili bie shumë në sy. Të gjithë ishin mësuar ta shihnin me flokët e gjatë bjondë që sikur e identifikonin këngëtaren. Mirëpo së fundmi ajo duket se është bezdisur nga ngjyra bjonde dhe ka vendosur ta ndryshojë.

Përmes një fotoje të postuar në profilin e saj të Instagramit, Ava ka zbuluar ngjyrën e re të flokëve, ngjyrën rozë.