Nga Shqipëria / E Hënë 23 Shtator 2019, 16:04

Tolgahan do të vijë në vendin tonë, zbulohet data

Aktori turk Tolgahan Sayisman u bë shumë i njohur për publikun Shqiptar pas martesës me moderatoren shqiptare Almeda Abazi. Dyshja është shumë e komentuar në media dhe vetëm para disa muajsh u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit.

Së fundmi burime nga ‘Prive.al’ kanë zbuluar se Tolgahani do të vijë në Kosovë. Ai pritet që të vijë të mërkurën dhe kjo do iu japë mundësi shumë fansave të tij që ta takojnë. Arsyeja e kësaj vizite nuk është bërë ende e ditur por pritet të mësohet së shpejti.

Kujtojmë se në vitit 2018, aktori vizitoi Shqipërinë ku së bashku me Almedën dhuroi një performancë të paharrueshme në ‘Dancing ëith the stars’.