Nga Shqipëria / E Hënë 23 Shtator 2019, 15:03

Sarpin nuk do ta njihni më: I la të gjithë gojëhapur me ndryshimin e bërë në pamje

Aktori i njohur turk Çagatay Ulusoy është shumë i komentuar në media dhe numëron një numër të madh fansash. Pas rolit të tij si ‘Sarpi’ ai fitoi dhe zemrën e publikut shqiptar, për të cilin ai është një ndër aktorët më të pëlqyer dhe lajmet në lidhje me të marrin gjithmonë shumë vëmendje.

Ditën e sotme, me 23 Shtator, aktori feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 29 vjeç. Sarp ka postuar një foto në profilin e tij të Instagramit, duke i prezantuar fansat me look-un e tij të ri.

Aktori është qethur zero duke i lënë të gjithë gojëhapur. Sarp njihet si një ndër aktorët më simpatikë i cili po cmend vajzat anë e mbanë botës dhe look-u i tij i ri nuk ka bërë që ata të ndryshojnë mendim, përkundrazi fansat nuk kanë hezituar ta urojnë për ditëlindje me një numër të shumtë komentesh e me fjalë nga më të bukurat.