Familja Kardashian-Jenner është një ndër familjet më të pasura e më të komentuara në botë. Motrat Kim dhe Kendall së fundmi kanë qenë të pranishme në “Emmy 2019” për të prezantuar çmimin për ‘Outstanding Reality TV’.

Dy motrat u paraqitën në këtë event të kuruara deri në detaje mirëpo e gjithë audienca ka qeshur me to. Të qeshurat janë shkaktuar kur duke folur për reality shown ‘Keeping up with the Kardashians’, Kim dhe Kendall janë shprehur se ato tregojnë vetëm gjëra të vërteta. “Familja jonë e di më mirë se kushdo se sa trasparent duket televizioni nga njerëz të vërtetë duke qenë vetvetja”, është shprehur Kim në fillim të prezantimit, ndërkohë që më pas Kendall ka vijuar duke thënë: “Të tregojnë historitë e tyre pa filtra dhe të painskenuara.”

Prezantimi i tyre është ndërprerë nga audienca, e cila nuk e ka mbajtur dot të qeshurën pasi sipas tyre ‘vetëvetja’ është një fjalë e cila nuk ka lidhje me to dhe me reality shown e tyre. Ky gjest i ka acaruar së tepërmi dy motrat dhe tanimë lajmi po bën bujë kudo në media dhe po komentohet së tepërmi.














