Nga Shqipëria / E Hënë 23 Shtator 2019, 11:11

La Liamin për të, vetëm pas dy muajsh Miley Cyrus ndahet nga modelja

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth i dhanë fund martesës së tyre para ca kohësh. Pas ndarjes së tyre të bujshme Miley nisi një lidhje dashurie me modelen Kaitlynn Carter, me të cilën shihej gjithandej e shoqëruar dhe duke u puthur.

Lidhja mes tyre u përfol se po shkonte shumë mirë madje burime për ‘People’ treguan para pak kohësh se ato kishin ndërmarrë dhe hapin e madh të bashkëjetesës. Mirëpo së fundmi është bërë e ditur që vetëm pas dy muajsh, vajzat kanë ndërprerë marrëdhënien midis tyre.

Burime për ‘E!News’ kanë treguar se një vendim i tillë është marrë nga Miley. “Po bëhej serioze dhe Miley nuk ndihej rehat me këtë fakt”, janë shprehur burimet. Fakti që Miley dhe Kaitlynn e kanë kaluar fundjavën të ndara, kur që nga momenti i daljes hapur në publik ato nuk ndaheshin për asnjë moment, ka shërbyer për të konfirmuar fundin e marrëdhënies. Kaitlyn është  parë në festën paraprake të Emmy Awards në Los Angeles, ndërsa Miley ka performuar në Las Vegas e shoqëruar nga mamaja Tish Cyrus dhe motra Brandi Cyrus. Pra siç duket për Mileyn lidhja e re ishte thjesht një aventurë dhe ajo nuk priste gjëra serioze nga ajo.