Nga Shqipëria / E Hënë 23 Shtator 2019, 09:09

Pasi Chris Brown ia lypi publikisht, reagon Rihanna

Rihanna dhe Chris Brown i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para shumë vitesh dhe madje me një bujë të madhe që u komentua shumë në media. Mirëpo këngëtari i njohur Chris Brown duket se nuk ka mundur ta lërë pas krahëve atë histori të së shkuarës dhe i penduar për veprimet e tij të mëparshme, kërkon të rikthehet me Rihannën.

Kjo shihet nga komentet tipike flirtuese që ai shkruan në fotot e saj, në të cilat Rihanna shfaqet tepër tërheqëse. Vetëm së fundmi në një foto të postuar, ku këngëtarja shfaqej pranë një llambe, Chris shkruante: ‘Do doja të isha llamba’, ndërsa tani ai ka publikuar një foto të tij me mbishkrimin: “Unë dua të jem delja”, dhe kjo bën të qartë që ai po mundohet ta fitojë sërish Rihannën. Por si ndihet kjo e fundit në lidhje me këtë?

Burime nga mediat e huaja janë shprehur se ajo i vlerëson komentet por kjo është e gjitha. Kujtojmë që Rihanna është në një lidhje disavjeçare me bilionerin Hassan Jameel, me të cilin  shfaqet shumë e lumtur.