Nga Shqipëria / E Diel 22 Shtator 2019, 20:08

'Po s'ja vlen moj zonjë të zihesh për një burrë', Eni Çobanit i sos durimi

Eni Çobanit i ka sosur durimi në seancën e sotme të ndërmjetësimit në rubrikën "Shihemi në gjyq". Sherri bëhej mes Sonilës e cila bashkëjeton prej 23 vitesh me një burrë të martuar me të cilin ka një djalë dhe Florën me vajzën e saj Denisën, të cilat janë gruaja dhe vajza e burrit me të cilin bashkëjeton.

Sonila kërkonte prej bashkëjetuesit të saj atësinë për djalin 7-vjeçar, por situata e tensionuar në studio e nxehu Çobanin.

"Ju kam dëgjuar shumë, paskam qenë shumë e duruar. Po të zihesh për një burrë… po s’ia vlen moj zonjë. Nuk zihet njeriu për një burrë, po ç’e do atë burrë moj aman. Nuk duhet ai burrë moj. O Sonila po s’ke ç’e do atë burrë moj", tha juristja.