Në vitin 2016 këngëtari Noga dhe modelja Kristela Gjoka ishin në qendër të vëmendjes së mediave për martesën e tyre që zgjati më pak se një muaj e që u shoqërua me sherr.

Pas divorcit të bujshëm dyshja vazhdoi secili në rrugën e tij dhe nuk pati një ribashkim.

Tanimë Noga duket se e ka rigjetur dashurinë. Kështu po përflitet pas postimit të tij të fundit ku shfaqet me një bjonde bukuroshe.

"Dashuri e vërtet", shkruan Noga krah postimit ndërsa identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur.




