Nga Shqipëria / E Diel 22 Shtator 2019, 17:05

Të gjithë sytë nga ajo: Zaimina do t'ju lë gojëhapur me veshjen në dasmën e Bleros

Mbrëmjen e djeshme Blero dhe Afrona u martuan me një ceremoni të mbajtur në një resort tek "Rana e Hedhun". Çifti kishin ftuar në dasmë shumë personazhe të njohur të cilët janë edhe miq të tyre.

Mes të ftuarve ishte edhe Zaimina e cila si gjithnjë në evente të tilla i lë të gjithë gojëhapur me paraqitjen e saj.

Zaimina kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të lehtë, komplet me xixa, me mëngë tyli dhe një të çarë anash.

"Gëzuar për dashurinë dhe lumturinë e përjetshme", shkruan Zaimina krah fotos ku shfaqet duke mbajtur një gotë në dorë.