Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai ishte i ftuar pasditen e djeshme tek "Rudina", për të folur më shumë mbi statusin e tij të ri dhe largimin nga televizioni. Erioni tregoi se nuk është larguar plotësisht nga televizioni sepse këtë vit do jetë skenarist i "Këngës Magjike" dhe zbuloi gjithashtu që në verë do i rikthehet teatrit në 1-mujorin që ka pushim.

Teksa fliste për dashurinë e tij ndaj Kolonjës, Rudina e pyeti Erionin: "Cila është kënga më e njohur kolonjare?"

"As e vogël, as e madhe", u përgjigj Erioni. "Do na i këndosh pak?", e pyeti Rudina.

"Obobo se jam i tmerrshëm në të kënduar", u përgjigj Erioni i vendosur në siklet. "Po tani çlirohu nga kostumi i kryetarit të bashkisë, mos ndrysho kështu menjëherë".

"Jo, nuk e kam çështje kostumi", tha Erioni ndërsa Rudina nisi të këndonte dhe Erioni iu bashkua këndimit duke sjellë një situatë shumë të këndshme në studio.


"Për punën e këngës, nuk e kam çështje kostumi që të çlirohem, por vëllai im muzikant i cili është baterist i Aurela Gaçes, gjithmonë më thotë: Mos këndo, mos bëj gafë se je shumë keq", u shpreh Erioni duke qeshur.





