Nga Shqipëria / E Diel 22 Shtator 2019, 14:02

'Ti e njollose dashurinë tonë', Keisi do ta prekë Stresin me këtë video

Prej muajsh Stresi dhe Keisi janë ndarë, por vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe çdo postim i tyre komentohet. Stresi deklaroi se e ka kaluar ndarjen ndërsa Keisi i habiti të gjithë dy ditë më parë kur i uroi prindërit e reperit publikisht për përvjetorin e martesës.

Ditën e sotme Keisi po e kalon duke parë një telenovelë turke me titull "Hercai" dhe bukuroshja ka filmuar një moment kur personazhi kryesor i thotë personit të zemrës: "Ti e njollose dashurinë tonë".

Ky duket si një mesazh për Stresin sepse siç e dimë edhe ai i adhuron telenovelat turke. Vitin e kaluar reperi postonte shpesh video duke parë "Kosemin".