Nga Shqipëria / E Diel 22 Shtator 2019, 13:01

Kejvina tregon sa lekë e pagoi Tayna për pjesëmarrjen në videoklip

Pak muaj më parë Tayna publikoi këngën "Kce", një këngë që u pëlqye shumë dhe që u komentua për shkak të pjesëmarrjes së Kejvinës në videoklip. Pas këtij videoklipi kuptuam se dy vajzat janë shumë shoqe pasi filluam t'i shihnim shpesh bashkë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Mos i fol shoferit", Kejvina u pyet sesa e ka paguar Tayna për pjesëmarrjen në videoklip, por modelja tregoi se ka marrë zero lekë.

"Unë Taynën e kam shumë shoqe. S'kam nevojë për lekë. Tek shoqëria nuk e shoh lekun", u përgjigj Kejvina.