Nga Shqipëria / E Diel 22 Shtator 2019, 11:11

Kejvina e do burrin tradicional: Të vijë të më kërkojë në shtëpi

Kejvina Kthella ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Mos i fol shoferit", ku gjatë intervistës foli më shumë për jetën private. Kejvina tha se është beqare dhe se partneri që ajo kërkon duhet të jetë tradicional.

Modelja u shpreh se nuk i pëlqejnë propozimet romantike, por dëshiron që partneri të mbledh fisin dhe ta kërkojë nuse në shtëpi.

"Unë jam tradicionalet. Dua të më vijë në shtëpi me xhajën, hallën, tezen, me pajën, gjëra", u shpreh Kejvina.

Modelja tha se partneri i saj duhet të ketë karrierë, të ketë më shumë para se ajo dhe të paguajë ai gjithmonë tavolinën.