Blero dhe Afrona u martuan mbrëmjen e djeshme me një dasmë me shumë të ftuar VIP e për të cilën folën të gjithë mediat. Çifti i thanë 'Po' njëri-tjetrit në altar dhe u betuan se do qëndrojnë bashkë përgjithmonë.

Përpos nuses e cila shkëlqente atë natë, u komentuan shumë edhe veshjet e të ftuarve.

Një nga të ftuarat që ishte veshur më bukur ishte bashkëshortja e Medës, Lulja e cila u shfaq me një fustan të bardhë me një të çarë anash, mirëpo ekziston një rregull që në dasma të ftuarat nuk duhet të veshin të bardha sepse konkurrojnë nusen.

Megjithatë Lulja pavarësisht këtij detaji dukej shumë elegante me veshjen e saj.





