Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Shtator 2019, 22:10

Ami dhe Ermali të ftuar në amfAR Gala, shkëlqejnë me paraqitjen

Prej disa ditësh çifti shumë i dashur për publikun, Ami dhe Ermali kanë shijuar pushimet në Capri, Itali nga ku postuan shpesh foto e video. Ami na mrekulloi me pamjet nga Capri ndërsa Ermali na bëri të qeshim me fotot ku imitonte modelet.

Mbrëmja e sotme e ka gjetur çiftin në Milano ku po mbahet "amfAR gala", me të ftuar VIP-a me famë ndërkombëtare.

Të ftuar janë edhe Ermali me Amin të cilët janë në një tavolinë me Ludo Lee, shqiptari që kuron pamjen e artistëve të Hollywoodit. 

Ami shkëlqen e veshur me një fustan ngjyrë mishi ndërsa Ermali duket elegant me kostumin e zi.