Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Shtator 2019, 21:09

Ditën e dasmës: Blero emocionon Afronën me dedikimin

Mbrëmjen e sotme Blero dhe Afrona Dika kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni të organizuar përgjatë bregdetit. Ato i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit në praninë e të afërmëve dhe miqve.

Afrona shkoi drejt altarit e veshur me një vello në stil princeshe, shoqëruar nga i ati, ndërkohë që Blero eci i shoqëruar nga e bija e tij Tara. Në këtë ditë të madhe dyshja duken më të lumtur se kurrë.

Së fundmi Blero ka postuar një foto në profilin e tij të Instagramit nga ceremonia martesore. Në foton në fjalë ai dhe Afrona të ndodhur përballë altarit, kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. ‘Njeriu më me fat në botë’, ka shkruar ai krahas fotos me të shoqen.