Fero është kthyer në një ndër reperët më të njohur për publikun, i cili po ashtu komentohet shumë në media. Reperi e nisi karrierën si pjesë e labelit ‘On Records’, prej të cilit u largua para pak kohësh. Tani ai është në rrugëtimin e tij si artist i pavarur dhe së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Fero është mjaft i ndjekur në rrjete sociale, ku vazhdimisht poston foto ose video të ndryshme të cilat komentohen shumë nga fansat. Së fundmi reperi ka bërë një kthim pas në kohë dhe ka postuar në Instastoryn e tij një foto të viteve më parë, kur ai ishte thjesht një fëmijë.

Edhe në atë moshë të vogël Fero gjithmonë i ka pasur të qarta ëndrrat e tij dhe muzika ka qenë gjithmonë synimi i tij kryesor.










