Mbrëmjen e djeshmë Capital T mbajti koncertin e shumëpritur ‘Time Capsule’ në sheshin ‘Nënë Tereza’. Koncerti ishte madhështor dhe në shesh u krijua një atmosferë magjike. Përkrah Capitalit kënduan dhe shumë artistë të tjetrë shqiptarë të cilët me performancën e tyre krijuan një spektakël të vërtetë.

Të shumtë janë personat që e kanë uruar Capitalin për një arritje kaq të madhe, si organizimi i një koncerti të tillë, që mblodhi në shesh një numër të madh fansash, për të cilët kjo eksperiencë do të mbetet e paharrueshme. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk hezitoi ta uronte këngëtarin për koncertin.

Erion Veliaj ndau në profilin e tij të Instagramit një video nga ‘Time Capsule’, krahas së cilës shkruante: “Bravo Capital T për super koncertin, trimi mirë me shokë shumë! Mbrëmë Time Capsule, Capital T, Alban Skënderaj, Ylli Limani e plot artistë të tjerë, ndezën 1001 ëndrra te sheshin “Nenë Tereza”. P.s koncertet fantastike sapo kanë filluar në Tiranë!”, ka shkruar Veliaj.
View this post on Instagram







