Artisti shqiptar, shumë i njohur për performancat live dhe prej cover-ave që publikon në Youtube, Pier Noshi është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Bora ka sjellë në jetë një vajzë.

Pieri ishte i ftuar në "Ftesë në 5", ku tregoi emocionet e të bërit prind dhe gjatë emisionit u surpriza nga e shoqja.

"Baba ne të falenderojmë shumë për përkushtimin që ti ke bërë për Melodinë këto ditë. Ne kemi parë një Pier ndryshe, shumë të përkushtuar, që na ndërron pelenat, na përgatit vendin, rri bashkë me ne të dyja tërë natën zgjuar. Shumë faleminderit baba ne të duam shumë. Por ne kemi dhe një kërkesë të vogël për ty. Ti duhet të jesh i përkushtuar në këtë mënyrë edhe kur melodia të jetë e madhe", u shpreh bashkëshortja e Pierit ndërsa ai u përlot nga kjo surprizë.





