Nga Shqipëria / E Shtunë 21 Shtator 2019, 11:11

Ulsi Manja prezanton vajzën dhe i bën dedikimin e veçantë: Sonora ime e shtrenjtë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka prezantuar sot vajzën e tij 18-vjeçare e cila mban një emër shumë të veçantë, Sonora. Vajza e deputetit sot feston ditëlindjen e në këtë ditë të rëndësishme i ati i ka bërë një dedikim.

Deputeti socialist në shkrimin e tij ka zbuluar një ‘sekret’ duke thënë se Sonora është i vetmi person që ia kthen mendjen për ndonjë gjë, ndërkohë i premton asaj se do ta mbrojë gjithmonë.

Dedikimi i plotë:

"Sonora ime e shtrenjtë , 18 vjeçarja ime e “vogël” !
Nga sot do të duhet ti dalësh për zot vetes tënde në çdo hap të jetës por dije se nuk do të jesh kurrë vetëm, do kesh Zotin dhe Babin.

Ty Babi nuk ta kam merakun se ta di forcën e arsyes dhe fuqinë e mendjes për tu përballur me sfidat e vështira të jetës por Babi nuk do të të braktis kurrë, do jem gjithmonë me Ty dhe rrotul Teje sa herë që sytë e tu do të mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote të egër.

Bija ime, për emër të zgjodha një Tingull dhe në këtë kapërcyell drejt moshës madhore për dy gjëra mos harro ti lutesh zotit përditë sapo të hapësh sytë: për shëndetin dhe emrin tënd, kujdesu për veten dhe përpiqu ta lartësosh emrin tënd me punë të ndershme.

Babi jam shumë krenar për ty dhe sot po të them një sekret “ti je i vetmi person që ma kthen mendjen dhe kur Ti i bie telefonit tim unë jam në çdo kohë i disponueshëm dhe për Ty i tillë do jem gjithmonë” .

Ti gëzosh 18 pranvera Bija ime dhe qofsh përherë kjo që je , mos ndrysho kurrë edhe pse kohërat ndryshojnë!"