Vajza bukuroshe e këngëtarëve të mirënjohur të muzikës popullore, Nystret dhe Merita Muçiqit, Albiona ka bërë publike lidhjen e saj. Ishte Albiona ajo që postoi një foto krah të dashurit Muhamet Dudin, shoqëruar me një zemër.

Nuk vonoi një përgjigje nga i dashuri i Albionës i cili i shkruajti: "Të dua shpirt".

Albiona është një nga vajzat më të njohura në Kosovë dhe që shpesh komentohet në mediat kosovare.

Ajo është edhe motra e këngëtarit të njohur Albatrit Muçiqi.






