Këngëtarja e njohur Rihanna dhe Chris Brown kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit por dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre para shumë vitesh dhe madje me një bujë të madhe që u komentua shumë në media. Mirëpo Rihanna ka ditur ta mbyllë atë kapitull të jetës së saj e të bëjë para. Që nga viti 2017 ajo është e lidhur me miliarderin Hassan Jameel, me të cilin shfaqet shumë e lumtur.

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Chris Brown, i cili ende duket të jetë disi i fiksuar me ish të dashurën e tij. Këngëtari i njohur së fundmi ka flirtuar me Rihannën, përmes një fotoje që ajo ka postuar në rrjete sociale. Në foton në fjalë Rihanna shfaqet tepër tërheqëse, e shtrirë në krevat dhe pranë saj ndodhet një llambë.

Chris nuk e ka humbur këtë foto, e për më tepër ka komentuar: “Do doja të isha llamba.” Ndaj komentit të tij kanë reaguar shumë fansa të këngëtares, të cilët nuk janë aspak të lumtur me gjestet e tij. Kujtojmë se dhe në muajin Maj, këngëtari komentoi në një tjetër foto tërheqëse të këngëtares. Ai shkruante: ‘Mbretëreshë’, si dhe i kërkonte që të publikonte më shumë këngë.









