Kiara Tito ka vendosur t’i përkushtohet kanalit të saj të ri në Youtube në të cilin do të ndajë me ndjekësit e saj një pjesë të mirë të jetës. Për video të parë, moderatorja ka zgjedhur që t’iu përgjigjet pyetjeve që i kanë drejtuar fansat e saj, shumë të interesuar për të ditur sa më shumë nga ajo.

Kiara ka rrëfyer se televizioni ka qenë ëndërr për të që në fëmijëri dhe shkallët e karrierës i ka ngjitur avash avash. Ajo shprehet se ka dashur të jetë me patjetër pjesë e ekranit, ose si këngëtare ose si modele, sido që të ishte.

Një ndër ndjekësit e saj e ka pyetur se cilin program do të prezantonte në televizion, përveç “Doktor Plastik”. Moderatorja ka treguar se dëshiron të moderojë një program humori. “Do të më pëlqente të drejtoja një program, që ka në qendër humorin.Si për shembull, Portokallia. Pse jo?”, është përgjigjur Kiara duke zbuluar një fakt që nuk e kemi ditur më parë.






