Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka arritur një sukses të paparë jo vetëm në Shqipëri por dhe në arenën ndërkombëtare. Pas bashkëpunimit me reperin rus Eldzhay për këngën me titull "Sayonara detka", Era lajmëroi për një bashkëpunim me emra shumë të dëgjuar si Yellow Claw dhe Offset. Kënga e tyre u publikua sot dhe po pëlqehet shumë nga fansat.

Bashkëpunimi mes tyre titullohet ‘Let’s get married’ (Le të martohemi) dhe videoklipi është një dedikm për historinë reale të të një çifti, të cilët ishin fansa të mëdhenj të grupit Yellow Claw. Gjatë videoklipit djali rrëfen se ai dhe partnerja kishin shpesh mospajtime me njëri-tjetrin. Shkas për këtë ishte xhelozia që ajo ndjente kur mendonte se partneri i saj i kushtonte më shumë vëmendje ‘Yellow Claw’ se asaj. Mirëpo më pas ajo kishte filluar ta dëgjonte dhe vetë dhe ishte magjepsur. Grupi u bë arsyeja pse ato u lidhën akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe u martuan.

E gjithë këngë është e bukur, por për ne shqiptarët pjesa më unike është kur Era këndon shqip krah dy artistëve të shquar me famë botërore. Kjo padyshim i ka cmendur fansat e këngëtares. “Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo”, këndon ajo.







