Nga Shqipëria / E Premte 20 Shtator 2019, 16:04

Rrathë poshtë syve falë fëmijëve, aktori i njohur i quan budallenj

Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë një ndër çiftet hollivudiane më të komentuar. Të dy aktorët, të cilët janë martuar në 2012, janë prindër të dy  vajzave të quajtura Inez  dhe James. Që nga momenti i lindjes së tyre, dyshja është munduar t’i mbajë jashtë vëmendjes publike.

Së fundmi Ryan ka bërë të ditur se falë fëmijëve nuk ka mundur të pushojë mjaftueshëm. Ai është shprehur se pavarsisht librave që iu ka lexuar, vogëlushet refuzojnë të shkojnë në krevat.  “Kam rrathë poshtë syve falë 2 budallenjëve mosmirënjohës që refuzojnë të shkojnë në krevat pavarësisht se unë i lexoj Winnie the Pooh dhe gjysmën e Stephen King’s The Shining”, është shprehur ai në një postim të bërë në Instagram. Normalisht aktori i ka quajtur fëmijët e tij budallenj me shaka pasi si ai dhe e shoqja janë shumë te lidhur me to.

Kujtojmë që aktorët e njohur së shpejti do të bëhen prindër për herë të tretë pasi Blake është në pritje të ëmbël.