Këngëtari shumë i dashur për publikun, Capital T, do të mbajë në sot në shëshin ‘Nën Tereza’ koncertin madhështor ‘Time Capsule’ për të cilin ka lajmëruar që para një muaji. Ky koncert ka qenë një ëndërr e përhershme për Capitalin dhe ai ka punuar shumë për ta parë më në fund si një projekt të realizuar. Të gjithë fansat që kanë rezervuar biletën mezi po e presin që të fillojë.

Së bashku me Capitalin në skenë do të ngjiten dhe shumë artistë të tjerë të cilët janë pjesë e këtij projekti. Në këtë ditë të madhe për të, nuk ka si të mungojë dhe daja i tij, Besniku nga 2po2. Pak para, nisjes së koncertit ai ka bërë një gjest të bukur në kuadër mbështetjeje për nipin.

Besniku ka shpërndarë një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shfaqet së bashku më Capitalin. Fotoja është bërë para shumë vitesh dhe Capital T është në një moshë të vogël. “Koha flutoron shpejt. Në foto me nipin tim Capital T në Fillim Të 90 – tave. “Timecapsule” Fluturon Sonte Me Trimin Në Tiranë, kënaquni “- ka shkruar ai krah fotos.












