Nga Shqipëria / E Premte 20 Shtator 2019, 16:04

Reperi i njohur merr pasaportën shqiptare

Në mesin e shumë kosovarëve që janë pajisur me pasaportën biometrike shqiptare është edhe reperi Genc Prelvukaj. Pikërisht ditën e sotme, shumë entuziast ai ka ndarë me ndjekësit e tij këtë çast duke u shprehur me fjalët më të bukura mbi Shqipërinë. “Në shtëpinë tonë ky dokumentmungoi për 100 vjet”,- thotë Genci.

“Nuk është thjesht një dokument por diçka më shumë, ështe shpirtërore. E kam dashur Shqipërinë si fëmijë dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Është kultura e trashëguar në shtëpi për shekuj”,- vijon Prelvukaj duke na emocionuar me këto fjale vërtet të bukura. 

"Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj", përfundon Genci.