Nga Shqipëria / E Premte 20 Shtator 2019, 16:04

Sot është një super yll, shikoni si dukej Oriola Marashi para famës

Modelja e njohur Oriola Marashi është një ndër femrat me format më perfekte trupore. Ajo bën namin me fotot e postuara vazhdimisht në rrjete sociale dhe kjo është arsyeja pse  është kthyer në një nga modelet më të komentuara shqiptare.

Në fotot e publikuara Oriola çdo herë shfaqet më tërheqëse se kurrë dhe falë kësaj ka fituar dhe një numër të madh ndjekësish që  përcjellin çdo hap të saj. Ditën e sotme modelja është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar në Instastoryn e saj disa video të gjashtë viteve më parë.

Në videot në fjalë mund të dallojmë qartazi që me kalimin e viteve Oriola ka mbetur e njëjta vajzë si dikur, veçse tashmë më e rritur. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq dhe me buzë të lyera në të njëjtën ngjyrë. Modelja është gjatë një filmimi dhe në sy bien linjat perfekte trupore të cilat sot po i japin vendin e merituar në pasarala. Kujtojmë që modelja po synon të bëhet e famshme ndërkombëtarisht dhe së fundmi sfiloi për një nga firmat më të njohura "Guess".