Nga Shqipëria / E Premte 20 Shtator 2019, 14:02

Këngëtarja shqiptare në hall si të gjithë, Olti publikon mesazhet: S'kam ujë, jam zhul

Për shkak të një defekti në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës, Tirana sot është pa ujë. Opinionisti Olti Curri ka ndarë me fansat pak më parë një bisedë me dikë të cilit/cilës i shkruan se është tek Daffy dhe e fton personin tjeter të shkojë.

"Po pres ujin të lahem, s'dal dot, jam zhul", ka qenë përgjigja që i ka mbërritur përmes whatsapp Oltit. 

Mes komenteve dallohet ai i këngëtares Rovena Dilo e cila ka treguar se edhe ajo ka të njëjtin hall. "Mirë që nuk me ftove mua per kafe sot, se do të të kishte ardh nga unë ky mesazh".