Nga Shqipëria / E Premte 20 Shtator 2019, 12:12

Pas 'Doktor Plastik', zbulohet projekti i ri ku do ta shohim Kiara Titon

E kemi parë nëpër shumë emisione televizive duke intervistuar personazhet tanë më të dashur. Së fundmi u angazhua po ashtu tek “Doktor Plastik”, një emision që kishte si synim t'u ndryshonte jetën për mirë personazheve të ndryshëm lidhur me një aspekt fizik që ata nuk e pelqenin.

Por duket se angazhimi më i ri i moderatores së njohur, Kiara Titos do të jetë vlogimi. Përmes postimeve të shumta në instagram, ajo na ka treguar se është gati të fillojë një etapë të re. E pikerisht ditën e sotme ajo ka postuar në kanalin e saj në youtube videon e pare, nga ku ka saktësuar se do e shohim ndryshe nga sa jemi mësuar.

Këtë herë pyetjet i bejmë ne dhe asaj i mbetet thjesht të pergjigjet dhe të shuajë kureshtjen tonë. Mesa duket ky angazhim i ri do t'a afroje atë më tepër me fansat të cilet jane të shumtë në numër.

Ajo tregoi se vlogimi do të jetë për të një lloj pune që do e lidhë me tepër me publikun dhe saktësoi se do vijojë të sjellë video të bukura.