Me çeljen e sezonit te ri, shumë ndryshime ndodhën edhe në stafet televizive siç ishte ai i kalimit të Kelvi Kadillit në Ora News ku ka marrë përsipër emisionin mjaft të njohur "Dite e Re" së bashku me moderatoren simpatike Arjola Shehu. E ftuar puntatën e sotme ishte Olimpia Smailaj, këngëtarja e emisionit "Xing me Ermalin" nga ku u bë edhe më e njohur.

Olimpia ka treguar se ajo di të këndojë çdo rrymë muzikore duke filluar nga ajo e lehtë e deri tek rroku. E pyetur se ç'mendon për muzikën shqiptare ajo u përgjigj: Ka elemente të mirë,- dhe ia plasi së qeshurës bashkë me Kelvin, i cili shtoi se sipas mimikës së saj duket që nuk e ka fare sinqerisht.

Kjo gje shkaktoi te qeshura te cilat Olimpia i mbylli duke thënë: Preferoj me teper tregun e huaj, behet muzike per veshet dhe ke cfare meson.

"Tregu shqiptar e ka braktisur me kohe muziken rrok, per te cilen krenohej aq shume",- ka perfunduar ajo.

E pyetur se me cfare do te merret tani qe emsioni i Ermalit nuk do te shfaqet, Olimpia ka treguar se ka shume plane por qe do te mbeten surprize./Xing.al



