Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo ka dhënë së fundmi një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan gjatë të cilës rrëfeu detaje nga jeta e tij që nuk i dinim më parë.

Ronaldo kujtoi se kur ishte 12 vjeç ishte i varfër e nuk kishte për të ngrënë. Ai nuk e harron një grua që punonte tek McDonalds e cila e kishte ndihmuar duke i dhënë ushqim.

Ronaldo u shpreh gjatë intervistës se do dëshironte ta gjente atë grua sepse edhe ai ka diçka për t'i dhënë.

"Ne ishim të urritur. Kishim një McDonald’s ngjitur me stadiumin, trokitëm te dera dhe kërkuam të na jepnin ndonjë hamburger. Aty ishte gjithmonë Edna me dy vajza të tjera. Nuk i kam gjetur dot më. Kam pyetur njerëzit në Portugali. McDonald’s është mbyllur por shpresoj që kjo intervistë do më ndihmojë për t’i gjetur. Dua t’i ftoj në Torino ose Lisbonë, sepse kam diçka edhe unë për t’i dhënë", tha Ronaldo.





