Nga Shqipëria / E Premte 20 Shtator 2019, 09:09

Sa romantik: Gena i bën dedikimin e ëmbël bashkëshortes

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Gena pas një sezoni të mbushur me koncerte e mbrëmje muzikore, më në fund ka gjetur kohën për pak pushime të cilat po i kalon vetëm me bashkëshorten e tij, Lorenën.

Gena rrallëherë publikon foto nga jeta e tij private, por sot e ka thyer këtë rregull duke u shfaqur përqafuar me bashkëshorten në foton e fundit.

Këngëtari e ka shoqëruar foton me mbishkrimin "Zemra ime", siç i thërret Lorenës.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Gena është “Më fal”, baladë kjo që u pëlqye shumë.