Ditën e sotme në media bëri bujë lajmi i mbylljes së televizionit ‘IN TV’ dhe si arsye u përfol tërheqja e pronarit të ri të televizionit. Moderatorja Sara Gjordeni u shpreh se për mbylljen ishte folur që vitin e kaluar por që më pas moderatorëvë iu ishte premtuar se nuk do ndodhte asgjë e për këtë arsye ato kishin vazhduar me projektet e tyre.

Së fundmi burime për ‘IconStyle’ kanë zbuluar detaje të reja lidhur me mbylljen e televizionit, mënyrën si u është dhënë lajmi moderatorëve. “Ditën e hënë stafit të “InTv u është komunikuar mbyllja e televizionit. Punonjësve u eshte thënë nga drejtuesit e këtij televizioni se licensa e “InTV” është blerë nga “Euronews” dhe pas kësaj blerje, godina e InTV” do të boshatiset dhe sinjali i televizionit do të fiket. 80%-90% e stafit do të rekrutohet nga “Euronews”, është shprehur burimi.

Më pas burimi ka shtuar se mbyllja e ‘IN TV’ ka qenë e papritur dhe se ka ardhur si rezultat i shifrave të blerjes së kompanisë. “Mbyllja ishte e papritur pasi emisionet kishin nisur promot dhe xhirimet, por mes dy pronarëve tashmë të “InTV” lindën perplasje për shkak të shifrave të blerjes së kompanise gjë që çoi në mbylljen e televizionit.”







