Këngëtari i njohur Zayn Malik është shumë i lidhur me familjen e tij. Që në fillimet e karrierës ai ua ka dedikuar suksesin atyre. Zayn madje i ndihmoi ata të blinin një shtëpi në qytetin e tyre të lindjes, Bradford.

Këtë javë motra e e vogël e këngëtarit,17-vjeçarja Safaa, u kurorëzua në martesë me të dashurin e saj Martin Tiserbut, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj . Ato organizuan një ceremoni tradicionale indiane. Një ndër personat më të rëndësishëm të familjes, vetë Zayni, ka munguar në ceremoni dhe arsye ende nuk dihet por ky fakt i ka habitur të gjithë.

Mamaja e Zaynit, Trisha Malik, ka postuar në proflin e saj të Instagramit disa foto nga dasma e së bijës. “Dita e madhe e vajzës time të vogël.”-ka shkruar ajo. Nga fotot mund të shikojmë se të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë të pranishëm përpos Zaynit, i cili nuk duket askund, pranë asnjë familjari.








